Hakerët iranianë publikojnë videot e kamerave të sigurisë në Rinas: Numërimi mbrapsht për Shqiperinë drejt katastrofës!

321
0

Pasi kanë sulmuar sistemin TIMS në Shqipëri, hackerat iranian kanë publikuar një video në faqen ‘Homeland Justice’ të një prej pikave kufitare, në vendin tonë më konkretisht në Rinas, në momentin që policët zbulojnë se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik. Në video shënohet ora 20:00 e 9 shtatorit 2022. Sistemi nuk funskionon dhe duket teksa polici i bën refresh dhe kërkon edhe ndihmë, ndërkohë që qytetarët presin në radhë për të bërë verifikimin.

Nga sa mund të shikohet, ato kanë arritur që të hakërojnë edhe kamerat në të disa pika të kalimit kufitar të vendit tonë.

“Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës”, thuhet në foton e dërguar nga hakerët.