Hakerat plasin “bombën”, publikojnë emrat e punonjësve të shërbimit sekret

56
0

Të tjera të dhëna sensitive janë publikuar nga hakerat iranian që goditën Shqipërinë në muajin korrik dhe shtator.

Mësohet se në faqen e tyre online, hakerat kanë bërë publik të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Pjesë e të dhënave janë emrat, email-et dhe numrat e telefonit të disa prej këtyre punonjësve.

Më herët, hakerat kanë publikuar edhe të dhëna të tjera sensitive për qytetarët si dhe të dhënat e sistemit TIMS.

Për shkak të dy sulmeve kibernetike, qeveria Shqiptare vendosi që të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Qeveria ka mohuar gjithmonë që hakerat të kenë marrë informacione sensitive, por zbulimet e njëpasnjëshme të tyre, tregojnë se ata posedojnë informacion sekret dhe mjaft të dëmshëm për shtetin shqiptar. 

Deri në këto momente, asnjë institucion nuk ka dhënë detaje për dëmin që ka shkaktuar sulmi dhe për masa që janë marrë pas kësaj goditje të rëndë.