Hajduti serial i Kishës së Laçit nuk ndalet, kapet në Tiranë duke kryer zanatin e tij…

698
0

Një person i dyshuar për vjedhje është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mes të tjerave, i riu dyshohet se, ka vjedhur Kishën e “Shna Ndoit”, në Laç.

Kanë qenë efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë që kanë vënë në pranga Arif Mançeb, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, ku ka marrë dy trapan, një gur fresibël dhe një kompjuter.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna – Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.

Më datë 15.02.2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugen “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe nje Kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Dosja i ka kalaur Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.