‘Hajde këtu’/ Rama tremb fëmijën, ai largohet me vrap (VIDEO)

194
0

Teksa ishte duke dalë nga ambientet e Amfiteatrit të Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama u përball me një fëmijë, të cilit i ka hapur krahët për ta përqafuar.

Por ky i fundit, i trembur ndoshta dhe nga prania e punonjësve të gardës në krahë të kryeministrit, është trembur, ndërsa e ëma ka tentuar që me detyrim të bëjë të miturin jo në shumë se 2 vjeç të takojë kryesocialistin.

Fëmija ka qendruar i vendosur në qëndrimin e tij mohues, ndërkohë që Rama, nuk lë mangët as një koment për gazetarët duke thënë: Jam gati që ta shijoj këtë ditën kaq të bukur me ju këtu, mos u merrni me partitë politike, por merruni me politikën në përgjithësi.