Habiti botën me flokët e saj, sot ajo duket totalisht NDRYSHE!

2433
0

Gabriela Caneva pesë vite më parë u bë e njohur në mbarë botën, pasi një foto e saj e postuar nga prindërit në rrjetet sociale u bë virale. Të gjithë u mahnitën nga flokët e saj të dendur. Gabriela ka lindur më 30 prill 2019 në Bullgari. Motra e saj e madhe, Ivona, kishte dashur gjithmonë të kishte një shoqe me flokë të gjatë dhe të shndritshëm, në mënyrë që ajo të mund të luante me gërshteta e saj. Dëshira mesa duket iu bë realitet.

Aktualisht vajza është 5 vjeçe. Ajo jeton në Sofje me prindërit dhe motrën e saj. Flokët e vogëlushes janë rritur jo pak, por nëna e saj thotë se janë prerë disa herë. Kur ajo lindi, mjekët u befasuan nga flokët e vogëlushes. Ata nuk mund ta besonin se sa të trasha dhe të zeza ishin ato. Gabi numëron mbi 5500 ndjekës në rrjetin social Instagram.