Habit Skënder Brataj, tregon çfarë i ndodhi me nje qytetar: Më tha vendos maskën..

429
0

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale atë që i ka ndodhur që në mëngjes, ku persona të papërgjegjshëm nuk ruajnë distancën sociale, ndërsa maskën as nuk e mendojnë fare ta vendosin.

Ai ka treguar se kishte shkuar në një dyqan për të rimbushur telefonin, e në hyrje i ishte thënë se duhej përdorimi i maskës për t’u futur brenda në dyqan. Kështu bëri Brataj, por jur u afrua te punonjësja pa që ajo e mbante maskën mbi mjekër, ndërsa u justifikua se e mbronte xhami ndërmjet saj dhe klientit.

Por nuk mjaftoi me kaq, pasi një zotëri që e kishte me nxitim, hyn pa maskë dhe i thotë punonjëses që t’i bënte një rimbushje shpejt. Kur doktori Brataj e ka pyetur ose nuk e ka vendosur maskën, përgjigja e tij ishte sa komike aq edhe për të vënë duart në kokë.
“Hec mor zotëri, kam pirë gjysëm kile raki që në mëngjes, nuk më gjen gjë mua”, ishte përgjigja e qytetarit, që duket se e ka indinjuar doktorin, i cili ka qenë i infektuar por tashmë është shëruar.

“Per te qeshur apo per te qare?

Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua”, shkruan Brataj.