Shefi i qeverise, Edi Rama me ane te nje video ne facebook tregoi se fundjava pa makina mund të kthehet në një normë, edhe pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili tha në një komunikim me qytetarët nga Facebook-u se fundjava pa makina do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme, për t’u rikthyer pas sezonit të verës.
Nga tetori deri në mars të 2021-shit, fundjava pa makina mund të jetë realitet, minimalisht për të dielat.
“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të djela për t’u rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit tonë”, tha Rama.