Habit Florian Binaj: Nëse nuk do isha martuar, gruaja ime do ishte …

1709
0

Florjan Binaj është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Flori është po ashtu së fundmi edhe pjesë e emisionit të moderuar nga Luana Vjollca, ‘Shiko kush luan’.

Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit aktori tha se nëse nuk do të kishte njohur Sadinën, bashkëshorten e tij në Lice, sot do të kishte në krah moderatoren e njohur Bora Zemani.

Gjatë lojës me pyetje direkte, Aurela Hoxha e pyeti Florin: Me kë nga vajzat e ekranit do të ishe lidhur nëse nuk do të kishe njohur Sadinën në shkollë të mesme?

Dhe përgjigja e tij ishte e qartë: Do të isha me Bora Zemanin!