Skip to content

Habit Elton Ilirjani: Parashqevia mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin

  • by

Historia e Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet e pastrehë në SHBA, tronditi opinionin publik. Një nga personat që e ndihmoi atë është Elton Ilirjani, i cili këtë të mërkurë është kthyer në emisionin “Opinion” për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur.

[expander_maker id=”1″ more=”Vazhdo lexo..” less=”Read less”]Ai tregoi se Parashqevi Simaku u nda me bashkëshortin, Robert Nolfe, pas lindjes së djalit. Vdekja e të atit, presioni psikologjik dhe zhgënjimi në vitet e para të karrierë kanë qenë disa nga arsyet që ndikuan në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht këtyre, Ilirjani tregon se Parashqevia u bë një nënë e dedikuar.

“E ka ushqyer djalin e saj Luke dy vite me gji. Në SHBA është diçka që nuk imagjinohet”, tha Ilirjani.

Sa i përket ndarjes, Ilirjani tregoi se edhe Robert Nolge i ka rrëfyer të njëjtën gjë si Parashqevia.

Megjithatë ai zbuloi për herë të parë se Parashqevia nuk ka shkuar kurrë në një proces gjyqësor për t’u ndarë me të. Madje ajo mendon se ajo nuk është ndarë me bashkëshortin e saj.

“Pasi vendosën që të jetonin të ndarë, dua ta them këtë publikisht, Parashqevia asnjëherë nuk ka shkuar në një proces gjyqësor për t’u ndarë është momenti ta them ekskluzivisht te ju. Parashqevia mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin e saj dhe ka të drejtë ta mendojë këtë sepse nuk ka marrë pjesë në asnjë proces gjyqësor. Është shumë e komplikuar dhe ngurroj të them një fjalë të qartë. Dua ta lë të nënkuptuar që nuk është e çuditshme që shumë njerëz ndahen edhe pa dijeninë e tyre”, tha ai.

Ilirjani tregoi se Gjykata Supreme kishte vendosur që djali i tyre, Luke, të jetonte me të atin pasi e kishin vlerësuar si jo të aftë për të rritur fëmijën. Për këtë arsye, Parashqevi Simaku kishte jetuar plot 15 vite pa e takuar djalin.[/expander_maker]

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.