Skip to content

Gruri derdhet lumë në autostradën Tiranë-Durrës, dalin detajet

    Një kamion i cili po tranportonte grurë është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.

    Sipas uniformave blu mësohet se rreth orës 14:05 të ditës së sotme, shtetasi A. A., duke drejtuar kamionin të ngarkuar me grurë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

    Fatmirësisht si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë nga videot e publikuara shihet se si rruga është përmbushur përlot me grurë.

    Njoftimi i plotë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

    Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.