Vendimi për të kryer një kontroll shëndetësor ishte momenti përmes të cilit Alketa Cukalla, dy vite më parë kuptoi se kishte një shqetësim serioz me gjirin.
Ajo rrëfen se si e mori lajmin e diagnostikimit me kancer gjiri, ndërsa mospasja e asnjë shenje e kishte bërë ta neglizhonte situatën.
Ime më kishte patur shqetësime prej vitesh me gjirin. Prej pandemisë u shkëput dhe nuk bënte kontrollet siç ja kishin rekomanduar mjekët, mosha bëri të vetën, me neglizhencat që i kemi tipikisht ne gratë. Për t’i dhënë kurajo unë prenotoj paketë për veten, mamin dhe time motër. Isha shumë e qetë sepse nuk kisha asnjë shenjë nga problematika që do dilte gjatë diagnostikimit, gjatë kontrolleve të gjirit. Për t’i dhënë kurajo futem vetë e para dhe vizita nuk rezultoj aq e qetë, vetëm vëmendja e mjekes zbuloi që kisha kancerin e gjirit.”
“Ishte një rrugë që mund t’ja kisha kursyer vetes”, thotë me lot në sy Alketa Cukalla, gruaja që fitoi betejën me atë që konsiderohet si sëmundja e shekullit, ndërsa jep një apel për të gjitha gratë të cilat shpesh lënë pas dore shëndetin e tyre.
“Nëse do kisha bërë kontrollet periodike që i përkasin moshës sime, minimalisht në 2 vite, do isha diagnostikuar më herët dhe gjërat nuk do kishin shkuar siç shkuan. Ne mendojmë në përditshmërinë tonë, të mos lësh familjen pa gatuar, pa bërë detyrat e gruas. Në fakt në ato momente duke neglizhuar të parin dhe më të rëndësishmin shëndetin i kisha bërë dëm prindërve të mi, fëmijëve dhe tim shoqi. Unë insistoj që kushdo mund t’ja kursejw vetes të paktën për gjirin duke bërë atë që duhet të bëjë çdo grua dhe çdo burrë sepse nuk është një sëmundje që prek vetëm gratë”.
224 gra humbën jetën gjatë vitit 2024 nga kanceri i gjirit ndërsa u regjistruan 805 raste të reja, mes të cilave 14 prej tyre ishin meshkuj.