Gruaja nga Elbasani shpallet në kërkim, lidhi burrin dhe e braktisi, e gjejnë komshinjtë..

809
0

Një person është gjetur në banesë i lidhur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se Gentjan Llalla, 47 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital, është lidhur me litarë përpara disa ditëve nga bashkëshortja Merushe Llalla dhe kësisoj, ai nuk ka arritur as të ushqehet.

Ishin fqinjët, të cilët pasi kanë nuhatur një aromë të keqe nga banesa e Gentjan Llallës i janë drejtuar kësaj të fundit, ku kanë gjetur 47-vjeçarin në një gjendje mjaft kritike.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e urgjencën. Sa për bashkëshorten, e cila është larguar nga banesa, Merushe Llalla, është shpallur në kërkim nga policia.

Ende nuk dihen motivet të cilat e kanë shtyrë atë drejt këtij veprimi, por fqinjët e tyre të pyetur jashtë kamerës kanë thënë se çifti jeton në skamje prej vitesh.