Gruaja italiane u shtir shtatzënë 17 herë rresht për të marrë shpërblime, vendosi jastëkë në bark

119
0

Një grua italiane është dënuar me burg pasi pretendonte të ishte shtatzënë prej vitesh, duke falsifikuar 17 shtatzëni dhe duke vendosur jastëkë në bark.

Sipas shtypit ndërkombëtar, italiania duket se ka marrë përfitime që kalojnë 100 mijë euro. Më konkretisht, 55-vjeçarja Barbara Loele u akuzua se kishte fituar me mashtrim një pasuri në përfitimet e qeverisë dhe kishte marrë pushime të konsiderueshme për shkak të një shtatzënie të rreme.

Nga 17 shtatzënitë e supozuara, ajo pohoi se vetëm pesë ishin deri në fund, ndërsa 12 të tjerat ishin abort. Ioele pretendoi se lindi fëmijën e saj të fundit dhjetorin e kaluar, por oficerët që e kanë ndjekur për nëntë muajt e fundit ishin të bindur se ajo nuk ishte kurrë shtatzënë.

Në fakt, sipas botimit, prokurorët thanë se mashtrimi ishte krijuar përmes certifikatave të vjedhura të lindjes nga një klinikë në Romë, së bashku me dokumente të tjera të falsifikuara.

Partneri i saj 55-vjeçar, Davide Pizzinato, thuhet se u tha oficerëve gjatë marrjes në pyetje se ai e dinte “shumë mirë” se Ioele nuk ishte kurrë shtatzënë. Ai dyshohet se ka dëshmuar kundër saj për të marrë një dënim më të lehtë, pasi akuzohej si bashkëpunëtor i saj.

Megjithatë, gruaja tha se pesë fëmijët ekzistojnë dhe se shtatzënitë e saj ishin të vërteta. Më në fund, 55-vjeçarja italiane u dënua me një vit e gjashtë muaj burg.