Vasili është baba i 6 fëmijëve, por problemi që e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” është me djalin e vogël, Irakliun. Nga ana tjetër, ky pretendon se nuk ka përkrahje nga prindërit dhe ata do ta nxjerrin në rrugë bashkë me 3 fëmijët e tij.
Në përballjen e tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, babai i kërkon shpjegim djalit për një letër nga banka, por ai thotë se nuk e di si ka ndodhur.
Vasil: Më ka rënë një bombë shumë e madhe! Në këtë moshë 80 e ca vjet, në këto dyer, nuk kam pasur as prindërit e mi dhe qëlloi ky djali im, sesi e ka bërë punën, këtu të japë shpejgim!
Irakli: Ku të vete unë? Me 3 kalamaj? Ore unë me 3 fëmijë ku të vete?
Vasil: Ku të vesh ti? Dua ta di unë ku do të vesh ti?
Irakli: Do ta dish ti?
Vasil: Po ai dokument që më ka ardhur mua nga banka?
Irakli: Atë nuk e di unë sesi është bërë!
Eni Çobani: Jo mo jo, si nuk e di ti tani? nuk mund t’i thuash babait moshatar se je fëmija i gjashtë, ka rritur 6 fëmijë!
Vasil: Ai dokument që më ka ardhur mua nga banka!
Irakli: Unë nuk e kuptoj sesi është bërë ai dokument!
Vasil: Më ka ardhur një plumb i vërtetë! Më ke sjellë sherr të madh!
Irakli: Edhe vetë nuk e kuptoj se unë nga ajo kam 4 vjet që jam ndarë!
Irakliu rrëfen se në vitin 2021 është ndarë nga bashkëshortja me të cilën ka 3 fëmijë. Në vitin 2022, është finalizuar divorci. Sipas tij, një ditë ajo thjesht është larguar për te prindërit e saj bashkë me vajzën e vogël. Ish-vjehrri ka telefonuar Irakliun dhe i thotë se e bija i ka sjellë një burrë tjetër në shtëpi.
Irakli: Ajo ka ikur në 2021, në shtator. Në shtator 2022 unë kam bërë ndarjen ligjore.
Eni Çobani: Pse u ndave, çfarë pate?
Irakli: Ajo, as unë as’e mora vesh. Ajo pati ca konflikte kështu, gjëra koti a kupton? Erdhi e ëma, u bë operim nga këmbët, tha “do të shpie mamin në shtëpi”. I thashë unë çoje, do të marr edhe gocën e vogël me vete tha. Mori edhe gocën e vogël, më merr i ati mua, më thotë “ka ardhur me dikë tjetër”. Rruga e mbarë i thashë, ç’të them unë?
Eni Çobani: Si ka ardhur me dikë tjetër?
Irakli: “Ka ardhur me tjetër në shtëpi”, tha i ati.
Eni Çobani: Si erdhi me tjetër? Ti e përcolle nga shtëpia se tani jeni burra ju a s’jeni unë s’e kuptoj, përcolle nusen, si shkoi me tjetrin atje në shtëpi se s’e kuptova?
Irakli: Vajti te i ati pra.
Vasil: Jepi derman punës po të them!
Irakli: Ulu atje, ulu atje.
Vasil: Gjeje të vërtëtën.
Irakli: Mua nuk më kujtohet ajo firmë.
Eni Çobani: Ore Irakli! Gruan e përcolle te babai, të merr vjehrri të thotë ka ardhur me tjetër, firmos letrat e bankës, thua nuk e di, 3 fëmijët t’i la gruaja, prapë s’na thua si i mban ti, tani të lutem, jeton ti këtu apo s’jeton? Ku jeton ti? Si s’ke mendjen ti çfarë veprimesh kryen?