Gruaja e politikanit te njohur i bashkohet Adriatik Llapajt per lëvizjen e re “Shqipëria bëhet”

2841
0

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer keq ndaj lëvizjes “Shqipëria bëhet” që ka njoftuar avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj. Kësaj lëvizje i janë bashkuar dhe shumë personazhe të njohur të shoqërisë civile, të fushave të ndryshme.

Mirëpo, Murrizi nuk kursen ofendimet dhe ironinë për këtë lëvizje dhe sidomos për praninë e njërës prej aktivisteve krah Adriatik Lapaj.

“Ky “ front” i gjere per te shpetuar Shqiperine behet akoma me i “ forte” kur te bashkohen bashkeshortet e politikaneve te te gjitha forcave tjera politike, per te treguar qe GRUAJA eshte force e madhe dhe e barabarte me burrat, si dhe per te dhene modelin “ pluralist” brenda çdo familje ku sejcili antare i familjes mund te jete ne parti te ndryshme per “ hater” te vendit”, shkruan ish-deputeti.

“Ne thelb te “ programit” te kesaj levizje kur te kthehet ne parti politike do te jete motoja, qe brenda familjes askush nuk pjerdh per njeri tjetrin per hater te “ interesave” te Atdheut”, vijon ai.

Duket se ky reagim i Myslim Murrizit vjen për faktin se pjesë e lëvizjes “Shqipëria bëhet” është dhe aktivistja Edlira Çepani. Kjo e fundit është bashkëshortja e politikanit demokrat Gert Bogdani.

“Ne kete levizje kane hapesira te gjitha grate e burrave politikan , qe duan te afirmohen dhe bejne karriere politike,pamvarsisht se te kujt partie jane, por dhe te gjithe burrat e grave politikane qe duan te bejne karriere dhe te rivalizojne brenda familjes bashkeshortet e tyre”, vijon ai.

Shënimi i plotë i ish-deputetit Myslim Murizi:

Tani le te gjejne vend e te futen politikanet hajdut te ketyre 33 viteve

Se shpejti do kthehen ne parti politike dhe atehere do ta shohin mire sa ju vlen lekura PS, PD, LSI, PAA, PSD, LZHK,PR,PPDNJ,PDIU dhe çdo parti tjeter ne Shqiperi

Se shpejti pritet qe te bashkohen edhe gazetare te tjere, aktore te ndryshem nga humori, teatri, kinostudio, kameraman, fograf, kengetare te muzikes popullore, rrep, hip hop, tallava, rrapsod, polifoni etj

Do te kulmoj ky “ bashkim” i madh popullore ,jasht te majtes e te djathtes por qe do artikuloj program social dhe do zbatoj politika te djathta, ne zgjedhjet e vitit 2025

Ky “ front” i gjere per te shpetuar Shqiperine behet akoma me i “ forte” kue te bashkohen bashkeshortet e politikaneve te te gjitha forcave tjera politike, per te treguar qe GRUAJA eshte force e madhe dhe e barabarte me burrat, si dhe per te dhene modelin “ pluralist” brenda çdo familje ku sejcili antare i familjes mund te jete ne parti te ndryshme per “ hater” te vendit

Ne thelb te “ programit” te kesaj levizje kur te kthehet ne parti politike do te jete motoja, qe brenda familjes askush nuk pjerdh per njeri tjetrin per hater te “ interesave” te Atdheut

Pritet qe te kete nje mbeshtetje te madhe nga te gjitha Ambasadat dhe Qeverite e vendeve te ndryshme ne çdo cep te globit, perveç Kines, Rusise dhe Korese se Veriut

Madje thuhet qe edhe rikthimi i Lugji Soreces si Ambasador i BE ne Shqiperi, eshte bere vetem per te mbeshtetur kete levizje, sepse NISMA THURJE i zhgenjeu shume me keq se MJAFTI dhe G 99, qe paçin faqen e zeze

Bile po flitet neper tavolina dhe nen ze qe edhe Ambasadori Amerikan nuk po kalon ne Senat akoma sepse nuk ka deklaruar ne prioritetet e punes se Tij, mbeshtetjen ndaj Tikut, dhe qe po lobohet fort per rikthimin e Yri Kim, qe te jete ne krah te kesaj levizje ne 2025, sepse i ka ngel “ peng” qe nuk ndezi ajo shejtan nisme thurja

Ne kete levizje kane hapesira te gjitha grate e burrave politikan , qe duan te afirmohen dhe bejne karriere politike,pamvarsisht se te kujt partie jane, por dhe te gjithe burrat e grave politikane qe duan te bejne karriere dhe te rivalizojne brenda familjes bashkeshortet e tyre

Antaresimet mbyllen brenda 31 dhjetorit 2023, sepse janari 2024 eshte fillimi i fushates

Une besoj shume qe kjo levizje kur te kthehet ne parti pooitike, do te sjelle parajsen per Shqiptaret dhe ky popull do te haj perseri me luge floriri

Ka shume gjasa qe si kanidat ne 2025 ne kete parti,te jete dhe vellai i madh i Erion Velijat, qe eshte pernjeheresh dhe vellai i vogel i Rames, vete Alexis Sorros, per te treguar qe kjo eshte njekohesisht dhe interrnacionale parti

Fevziu ka mare porosi qe 4-5 here ne muaj ta kete ne studio, dhe Fevziu nuk cedon kurre nga porosite qe mer sepse ka qene “ sistematik” qysh heret ne zbatimin e porosive

Edhe televizionit Top Chanel i eshte dhene porosi qe kryesine e kesaj levizje, sapo te kthehet ne parti, ti fusi ne Big Brother VIP dhe fituesi te dali nje figure qe te sfumoj Luizin e Benetit.