Gropë 120 milion euro, rishfaqen frikshëm piramidat e ’97

618
0

Fenomeni i kompanive piramidale do të mbahet mend si mashtrimi më i madh në historinë financiare të Shqipërisë prej të cilit shumë jetë u shkatërruan dhe shqiptarët përjetuan tmerrin e ngjarjeve të vitit ’97.

Megjithatë, ka ende popuj të cilët mashtrohen prej piramidave dhe skemës “ponzi” duke shkaktuar herë pas here gropa të mëdha financiare, shkruan Albeu.com.

Sëfundmi, skemat piramidale janë shfaqur në Turqi duke shkaktuar një gropë financiare prej së paku 120 milion euro, përcjell Albeu.com.

Dy vite më parë, një 27 vjeçar i quajtur Mehmet Aydın hapi një institucion financiar duke e quajtur “Çiflik Bank” duke iu premtuar një rikthim investimi prej 150 – 300 për qind të gjithë atyre që investonin paratë tek ky projekt.

Ashtu si edhe kompanitë “VEFA”, “Kamberi”, “Gjallica” etj., në Shqipëri, edhe 27-vjeçari turk hapi disa biznese të në emër të kësaj kompanie në fushën e blegtorisë duke theksuar se paratë e investitorëve investoheshin këtu dhe në fund të kohës që parashikuar në kontratë, atyre iu riktheheshin bashkë me fitimet, shkruan Albeu.com.

Skema vazhdoi kështu për dy vite dhe kompania në fjalë merrte dhe paguante para tek investitorët deri pak javë më parë kur gjithçka u zbulua dhe mijëra persona kuptuan se ishin mashtruar.

Pronari i kompanisë mashtruese është larguar nga vendi, ndërsa pas la një gropë të madhe dhe më shumë se 60 mijë persona të mashtruar. /albeu.com/