Gripi mbush pediatrine, Flet mjeku: Nenat te kene kujdes, ja si te ruheni

1102
0

200-400 raste paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin pediatrik të Elbasanit, ndërsa shtrimet në spital janë tej kapaciteteve.

Virusi i gripit që ka përfshirë të gjithë vendin ka prekur më së shumti fëmijët dhe moshën e tretë. Mjekët këshillojnë kujdës me temperaturën e lartë që shkakton gripi dhe sidomos me komplikacionet në frymëmarrje.

“Këto janë viruse të rrezikshme që duan shumë kujdes, që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes sidomos tek fëmijët e vegjël”, thotë mjeku Edmond Laho.

Aktualisht në vendin tonë po qarkullon gripi i tipit AH1N1 dhe B ndërsa sipas specialistëve është shënuar kulmi i epidemisë. Për të evituar mbingarkesësn në pediatri, mjekët i bëjnë thirrje edhe një herë prindërve të mos neglizhojnë mjekun e familjes.

“Te mjeku i familjes të paraqiten për çdo rast. Të paraqitet dhe nëse është në kontroll gjatë tre ditëve të para te mjeku i familjes, kërkohet konsultë pediatrike”, vijon Laho.

23 mijë ka shkuar numri i personave të prekur çdo javë nga gripi ndërkohë që mjekët edhe një herë u bëjnë apel prindërve të evitojnë vendet e mbipopulluara dhe të mos përdorin antibiotikë pa këshillën e mjekut.

Top Channel