Gripi i shpendëve mberrin në Shqipëri, Cilat jane simptomat dhe si te ruhemi? Përgjigjet Silva Bino

799
0

Ministria e Bujqësisë njoftoi diten e djeshme se në edhe ne vendin tone ka hyrë gripi i shpendëve dhe se janë konfirmuar tre raste në Njësitë Administrative Fushë- Krujë, Dajt dhe Bujan.

Por a ka rrezik për njerëzit ky lloj virusi?

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së Silva Bino shprehet se rreziku për të kaluar tek njerëzit është i ulët.

Ky lloj virusi H5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik, pra përbën rrezik të ulët për njerëzit.

H5N8 nuk shkakton forma të rënda, nuk është si H5N1, apo llojet e tjera të gripit të shpendëve, që transmetohet te njerëzit, pra risku mbetet i ulët dhe nuk ka raste të transmetimit nga njeriu te njeriu” tha Bino.

Por cilat janë simptomat te njerëzit? “Janë shenja fare të lehta, shenja të gripit me rrufë, me pak kollë dhe temperature, por jo simptoma të rënda” tha ajo ndër të tjera për mediat.

Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik tha se nuk ka rrezik konsumimi i produkteve të shpendëve. “Të gjitha produktet mund të përdoren, vetëm të gatuhen sipas rregullave, nuk përben rrezik për njerëzit”.

Shqipëria bllokoi së fundmi importin e pulave me Kosovën dhe Greqinë. Kjo pas konfirmimit të rasteve me grip shpendësh në këto shtete, duke e çuar në 17 numrin e vendeve që i është vendosur