Itali/ Grevë e përgjithshme 24-orëshe: shkolla, shëndeti dhe transporti në rrezik

141
0

Shoqata sindikale Fisi (Federata Italiane e Sindikatave Ndërkategorike) ka shpallur një grevë të përgjithshme kombëtare 24-orëshe të të gjithë sektorëve publikë dhe privatë (shëndetësi, shkollë, universitet, transport, tregti, terciar dhe shërbime), nga ora 8 e mëngjesit më 15 shtator 2021 deri në 8 të mëngjesit më 16 shtator 2021.

Asl3 do të sigurojë, në spitalet dhe strukturat territoriale shëndetësore të kompetencës së saj, respektimin e ligjit për garantimin e shërbimeve publike thelbësore dhe emergjencave, për të zvogëluar çdo shqetësim për qytetarët sa më shumë që të jetë e mundur.

Në veçanti, shërbimet e urgjencës dhe të ndihmës së parë do të garantohen; nga ana tjetër, aktivitetet e rezervuara dhe të planifikuara mund t’i nënshtrohen ndërprerjeve dhe pezullimeve.

Liria e mendimit dhe e shprehjes, e drejta për të punuar, për të paguar, e drejta për të demonstruar, e drejta për konfrontim demokratik, diskriminimi i punës jane arsyet e protestës.