Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamandë të Filatit.
Lëkundjet sizmike janë ndier në orën 06:14 dhe janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit. Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja.