Një tërmet i fortë ka tronditur Greqinë mëngjesin e së mërkurës.
Sipas mediave greke, tërmeti ishte me magnitude 5.3 dhe ka tronditur ishullin e Kretës në orën 07:39. Epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra në juglindje të Heraklionit.
Sipas autoriteteve, nuk ka njoftime për lëndime në njerëz.
Greqia është tronditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën dhe Selanikun.