Greqia u ka vjedhur historinë të tjerëve, trondit historiania: “Nuk ka popull grek, ata mbahen me mashtrime…

910
0

Të tjera deklarata tronditëse për historinë vijnë nga historiania Elena Kocaqi. Ajo publikisht ka artikuluar fakte të ndryshme për historinë, dhe këtë herë ajo thotë se nuk ka popull grek, por identitet pellazgo-ilir në të dy anët e kufirit. “Nuk mund të jesh pasardhësi i helenëve antikë. Helenët janë të lidhur me shqiptarët. Në epokën e luftës së Trojës, ne na është thënë se luftojnë trojanët me grekët. Shohim burime historike dhe nuk përmendet kurrë termi grek, por autorët përmendin fise ilire dhe nga ana e akejve dhe popull pellazg, aty nuk përmenden grekë. Po Kali i Trojës dhe Elena? Janë pellazgë” tha ajo.

Sipas Kocaqit, Greqia u ka vjedhur historinë të tjerëve duke e manipuluar, ndërsa shtoi se është e gatshme që të përballet me historianë grekë. “Greqisë po i more edhe antikitetin ngelet pa histori, shikon t’u vjedhë historinë të tjerëve. Greqia nuk mund të mbahet më me mashtrime, nëse nuk i shikojmë ne tani do i shikojnë ata pas 100 vitesh. E vërteta shkencore në lidhje me Greqinë është manipuluar. As mua nuk më besohej në fillim. Jam gati të përballem me historianë grekë. Me kë të jetë nuk e kam problem. Unë në libër kam cituar vetëm autorë antik, jo modernë. Libri ka një muaj që ka dalë dhe besoj që duhet të shpërndahet në biblioteka. Mendoj që duhet ta lexojnë studentët. Unë këto që them i mbështes në fakte historike”, tha Kocaqi.