Greqia shtyn serish hapjen e kufirit per shqiptaret deri ne kete date

220
0

Edhe pse me disa ndryshime sic eshte shtimi i kuotave ditore, masat kufizuese greke në kufirin me Shqipërinë do të mbeten në fuqi deri më datë 21 qershor.

Vendimi i fundit i qeverisë greke njofton se është rritur numri i kuotave ditore të personave, që do të kalojnë në Pikën Kufitare në Kakavijë.

Nga data 14 qershor, numri i kuotave ditore të personave që do të kalojnë në Pikën Kufitare të Kakavijës shtohet nga 400 në 1500 vetë në ditë.

Nga Pika Kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, 400 shtetas në ditë.

Ndërsa, nga Pika Kufitare e Qafë Botës do të lejohen 250 persona në ditë.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi deklaron se vazhdon të jetë maksimalisht e angazhuar me autoritetet greke, për përshpejtimin e hapjes përfundimtare të kufijve dhe nisjen e lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit.