Greqia shtyn serish bllokimin me Shqipërinë deri ne kete date..

569
0

E teksa e rihapi pikën kufitare me Maqedoninë, për Shqipërinë Greqia e ka shtyrë sërish deri në datë 24 Maj, ku do të ketë një tjetër rivlerësim të gjendjes nga COVID-19. Pra kalimi për në Greqi do të jetë në të njëjtat kushte sikur ishte, Kapshtica nuk do të jetë e hapur dhe komunikimi i vetëm me vendin fqinj do të jetë nga Kakavija nga 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Brenda 24 orëve në Kakavijë drejt Greqisë lejohet kalimi i vetëm 400 personave, rezidentë ose me leje, sigurisht me testin anti-COVID-19. Sipas të gjitha gjasave në datë 24 Maj, Greqia do të hapë pikat e kalimit me Shqipërinë, pasi do të çelë sezonin turistik, pa harruar nevojën për fuqi punëtore.