Greqia shtyn hapjen e kufijve, do te hapen kur Shqiperia te..

752
0

Qeveria greke ka vendosur që të shtyjë edhe për 14 ditë akoma masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19. Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Veç kësaj do të vazhdojnë të mbeten në fuqi kufizimet në numrin e udhëtarëve nga pikat kufitare që do të lejohen të hyjnë në shtetin helen. Kështu nga pika kufitare e Kakavijës do të lejohen të hyjnë për në Greqi vetëm 750 persona në ditë kurse nga ajo e Kapshticës 300 persona në ditë.