Greqia rihap kufijtë me Shqipërinë, nga 1 korriku lejohet kalimi në Kakavijë e Kapshticë me nje kusht

1709
0

Shteti grek do t’i hapë kufijtë më Shqipërinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas gjatë një konference për shtyp.  

Siç bëri të ditur, nga 1 korriku do të lejohen fluturimet në të gjithë vendin e do të hapen pikëkalimet kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.  

Të gjithë udhëtarët që do të duan të vizitojnë Greqinë duhet të plotësojnë një formular të posaçëm elektronik 48 orë para mbërritjes e në bazë të tij do të sigurojnë një “bar-code” special. Formulari mund të plotësohet në uebsajtin zyrtar “travel.gov.gr” dhe në të jepen informacione të detajuara si p.sh vendi i origjinës, numër telefoni, arsyeja dhe kohëzgjatja e vizitës.

Në varësi të “bar-code” të marrë, autoritetet greke vendosin dhe lidhur me nevojën e një testi për Covid-19. Të gjithë ata që do t’i nënshtrohen testit do të duhet të presin në një hotel, deri në daljen e rezultatit.

Sipas një liste të publikuar nga mediat greke, kufizimet do të mbeten në fuqi për 9 vende, Maqedoninë e Veriut, Britaninë e Madhe, SHBA, Rusinë, Izraelin, Katarin, dhe Emiratet e bashkuara Arabe.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.