Greqia në situatë alarmante, mbulohet nga pluhuri saharian

Greqia është mbuluar nga pluhuri që vjen nga Shkretëtira e Saharasë. Situata është alarmante sa i përket cilësisë së ajrit. Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik grek, niveli i mikogrimcave në ajër është më i larti që Greqia ka patur në 10 vitet e fundit.

Bëhet fjalë për 500 mikrogramë për një metër kub, nivel aq i lartë mikrogrimcash sa ka bllokuar dhe futjen e rrezeve të diellit në shumë zona të Greqisë. Banorët kanë vendosur maska për të pastruar sa të munden frymëmarrjen.

Stuhitë e pluhurit që vijnë nga Afrika Veriore janë të njohura për vendet e Mesdheut, dhe nën smogun e kuqërremtë të rërës sahariane gjendet shpesh edhe Shqipëria. Gjatë Marsit, vendi ynë është pushtuar dy herë nga retë e pluhurit, dhe era e ngrohtë e cila është pasuar me reshje të dendura shiu. Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit vërehet tek shenjat që lënë pikat e shiut kryesisht në sipërfaqen e makinave. Këto mikgrogrimca të rërës në ajër, janë të dëmshme pasi janë nxitëse të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe meningjitit.
Gazetare: Xhois Kuta/Burimi: Klan Plus

- Advertisement -

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

E tmerrshme/ Sulmi i fundit nga Izraeli, vrau 89 gra dhe 174 fëmijë

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale...

Turma “ndahet në dysh” në sekond! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.