Greqia “ndërron” mendje, heq kufizimet më 1 korrik, ja cfare u kërkojnë shqiptarëve ne kufi

1192
0

Greqia nuk ka hapur ende kufirin, siç edhe u lajmërua javën e kaluar. Autoritet doganore thonë se nuk e kanë marrë qarkoren me vendimin, edhe pse ajo është publikuar që në datën 19 në media.

Gazetari Artur Bibe, në një raportim live në edicionin e lajmeve, në ‘Top Channel’, u shpreh se autoritetet greke e kanë hupur në fakt pikën kufitare në Kakavijë, por ajo çka është e pasqaruar është fakti që lejohen të gjitha kategoritë përveç autobusëve të linjave shqiptare.

Kështu, udhëtarët mund të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët e linjave të brendshme greke.


Pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë-Botës funksionojnë normalisht. Autoritet greke u kërkojnë shqiptarëve veç garancisë ose rezervimit të hotelit, shumën prej 50 eurove për çdo ditë qëndrimi dhe gjithashtu masat antiCovidit.

Në një komunikim të fundit, Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve njoftoi se pika kufitare e Kapshticës do të heqë kufizimet rreth datës 1 korrik, për të bërë kështu të mundur kalimin e të gjitha fashave të udhëtarëve.

Ndërkaq, pritet që brenda pak ditësh të hapet edhe porti i Sarandës.

Ky port ka mbetur i mbyllur për të gjitha anijet e linjave me Greqinë, duke dëmtuar keq turizmin e zonës së Sarandës, pasi siç dihet, janë mijëra turistë që udhëtojnë çdo vit nga ishulli i Korfuzit drejtë Sarandës dhe anasjelltas.