Greqia mban mbyllur Kapshticën deri më kete date

613
0

Mesditën e sotme, autoritetet greke njoftuan Shqipërinë se Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 3 maj.

Njoftimin e palës greke e e njoftoi Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Vendimi ka ardhur për shkak të masava për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Pala greke e ka bllokuar hyrjen e shqiptarëve në shtetin fqinj që më 20 nëntor 2020.

Ndërkohë, Shqipëria i ka mbajtur të hapura si hyrjet, ashtu edhe daljet drejt Greqisë.

Por më 19 prill, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, vendosi karantinë dy javore për të gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Fillimisht masat nga pala greke u ndërmorën për shkak të ndalimit të përhapjes së Covid-19, pas shtimit të rasteve çdo ditë e më shumë te të dyja vendet fqinje.

Ky vendim, ngjall pikëpyetje, pasi më 19 prill, Greqia hapi sezonin turistik për 30 vende të ndryshme.

Kjo për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe shteti fqinj Serbia.

Ndërkohë Shqipëria 24 orët e fundit ka pasur vetëm 69 raste të reja pozitive me Covid-19.