Greqia lehtëson kufizimet e fluturimeve me vendin tone

Greqia ka vendosur të lehtësojë kufizimet anti-Covid për fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, bëri të ditur sot autoriteti grek i aviacionit civil, citon noa.al një njoftim të Reuters.

Megjithatë, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në vendin fqinj duhet të tregojnë përgjigjen e testit negativ për Covid-19, brenda 72 orëve të fundit.

Të gjithë pasagjerët duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 të marrë brenda 72 orëve nga mbërritja në territorin grek. Ata gjithashtu duhet të karantinohen për 7 ditë në banesë, hotel apo mjedis tjetër që kanë zgjedhur të qëndrojnë.

Në njoftim nuk është e qartë nëse lehtësimi përfshin të gjithë shtetasit shqiptarë apo si deri sot, vetëm për grekët dhe shqiptarët me letra në Greqi.

Autoriteti i Aviacionit Civil grek, për vizitorët nga Rusia, nga 500 që ishin në javë, e ka çuar numrin në 4,000, për aeroportet e Athinës, Selanikut dhe Heraklion në Kretë.

Pasagjerët nga Britania e Madje dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë të detyrueshëm COVID-19 pas mbërritjes në Greqi.

Pasagjerët britanikë do të duhet të bëjnë një test të dytë, 7 ditë pas mbërritjes në Greqi.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.