Greqia hapi kufijtë për punonjësit sezonal shqiptarë, nga dita e sotme nisin kalimet nga Kakavija

467
0

Nga dita e sotme, çdo punonjës që ka një kontratë pune nga punëdhënësit e tyre në shtetin fqinj, e konvertuar në leje-qëndrim, do mund të shkojnë të punojë në mënyrë sezonale në Greqi. Kufijtë janë ende të mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, por pas një marrëveshje mes dy qeverive, u bë e mundur që të lejohej kalimi i punonjësve sezonal. Grupi i parë i ka mbërritur në Greqi, përmes pikës kufitare të Kakavijës, e ndërsa pritet që të përfitojnë rreth 15 mijë të tjerë.

Ndërkohë, kujtojmë që Greqia ka zgjatur deri më 31 dhjetor lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit si dhe për shkak të mbylljes së kufijve, pasi u pezulluan dhe procedurat për dokumente. Nga ky vendim përfitojnë edhe shumë shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje qëndrimi por që për shkak të emergjencës shëndetësore, nuk mund të vazhdojnë praktikat për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit dhe që pezullimi i punës në disa pjesë të administratës shtetërore greke, ka sjellë vonesa në përgatitjen e dokumentacionit përkatës.