15.5 C
Tirana

Greqia “blen” eshtrat e ushtarit italian në Dragot: Momenti i helenizmit të Shqipërisë

Date:

Share:

Qeveria shqiptare ka nisur ditën e sotme gërmimet për ushtarët e rënë grekë, duke dalë menjëherë me lajmin e befasishëm se kishte gjetur eshtrat e para të një ushtari

Zbulimi i pretenduar ndodhi në Dragot, fshat në kufi midis Tepelenës dhe Përmetit.

Por “ushtari grek” duket se mbante në fakt një medalion italian, edhe pse mediat shqiptare dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, thanë tjetër gjë.

Në medalion numrat dhe shkronjat janë në alfabetin latin, ndërsa grada është e shkruar në italisht “caporale”, që në shqip përkthehet “tetar”, ndërkohë mbiemri i ushtarit është Greco, shumë i përdorur në Itali.

Por Kotzias duket se ka vendosur të “bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh” duke e konsideruar nxjerrjen e eshtrave të ushtarit italian si një moment të rëndësishëm, për helenizmin në Greqi dhe në Shqipëri.

Madje madje ministri i jashtëm grek ka publikuar një tjetër medalion, të një ushtari të thjeshtë që ka mbiemrin Greco.

Kotzias shkruan se:
Dua të shpreh kënaqësinë për fillimin sot të procesit të ndarjes dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri.

Një hap i rëndësishëm është marrë sot për prehjen e shpirtrave të ushtarëve grekë që ranë në luftën italo-greke të 1940-1941.

Një moment emocionues për të afërmit e ushtarëve të rënë, por edhe për helenizmin jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.