Greqia bën lëvizjen e mencur në turizëm, ja çfarë përfitoni po t’i kaloni pushimet atje

974
0

Greqia është një nga shtetet e pakta që po hap turizmin, pasi shqetesimi i koronavirusit duket se po iken.

Ajo ka deklaruar se do t’u japë turistëve një bonus të vogël, nëse vendosin të shkojnë në brigjet e tyre.

Taksa e Vlerës së Shtuar (TVSH) ose Taksën e Mallrave dhe Shërbimeve (GST) do të ulet në të gjitha mënyrat e transportit nga 24 %në 13%.

Kjo do të thotë që fluturimet në vend, autobusët, trenat dhe fluturimet vijuese do të jenë më të lira.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis, njoftoi muajin e kaluar se periudha e turizmit fillon më 15 qershor, kur hotelet sezonale mund të rihapen.

Testimi i detyrueshëm dhe karantina do të kufizohen vetëm për udhëtarët, pavarësisht kombësisë, që vijnë nga aeroportet e zonave të prekura me rrezik të lartë të transmetimit të infeksionit Covid-19, siç vlerësohet nga Agjensia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian.

Të gjithë udhëtarët do t’i nënshtrohen testeve të rastit pas mbërritjes nga 1 korriku. Kufizimet shtesë në lidhje me disa vende do të njoftohen në një datë të mëvonshme.

Ministri Grek i Turizmit, Harry Theoharis shtoi:

Ne po hapim, por në të njëjtën kohë po monitorojmë nga afër situatën. Protokollet e rrepta shëndetësore do të mbrojnë si stafin ashtu edhe turistët.Qëllimi ynë është të jemi në gjendje të mirëpresim çdo turist që do vizitojëvendin tonë.