Green pass, ja ku dhe si ta merrni

1810
1

Nga 6 gushti do të jetë e detyrueshme të uleni në restorant dhe bare brenda, por edhe për evente të mëdha, kinema, palestra, stadiume, gara publike: Green pass është i vlefshëm me një dozë vak sine, një tampon negativ te kryer në 48 orët e mëparshme ose për ata që janë rikuperuar nga kovid për 6 muaj.

Green pass italiane, ose certifikimi jeshil, lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe merret pasi të keni një certifikatë vak sinimi. Kjo certifikatë merret 15 ditë pas dozës së parë (dhe në këtë rast është e vlefshme deri në dozën e dytë) ose pas dozës së dytë (e vlefshme për 9 muaj) por gjithashtu me një dokument që vërteton shërimin (i vlefshëm për 6 muaj) ose me rezultat negativ i një tamponi të kryer në 48 orët e mëparshme.

Leja e gjelbër evropiane lëshohet vetëm pas dy dozave ose me certifikatën e rikuperimit ose tampon negativ.

SI TA MERRNI – Pasi certifikata të jetë lëshuar nga autoritetet shëndetësore, përdoruesi merr një email ose një mesazh nga Ministria e Shëndetësisë. Në atë moment, çertifikimi i gjelbër, i cili tregon një QR Code, mund të shkarkohet nga faqja dgc.gov.it, duke përdorur kartën shëndetësore ose identitetin dixhital (Spid / Cie), nga aplikacionet ‘Immune’ ose ‘Io’, nga të dhënat shëndetësore. Ata që nuk kanë mjete dixhitale ose nuk janë në gjendje t’i përdorin ato mund të kërkojnë printimin e lejes së tyre nga mjeku i përgjithshëm, pediatri apo edhe farmacia./shqiptari.net/