14.5 C
Tirana

“Grave s’i zihet besë”, 78-vjeçari akuzon gruan për tradhti: Pas 48 vjetësh gruaja më mashtron, më tradhton!

Date:

Share:

Qerimi është një 78-vjeçar nga Vlora i cili ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” me pretendimin se bashkëshortja e tradhton. Në klipin prezantues të rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ai thotë se grave nuk u duhet besuar.

Qerim: Burri duhet t’i ruhet gruas deri në fund të jetës. Grave s’i zihet besë. Pas 48 vjetësh gruaja mua më mashtron, më tradhton. Ky është kasap, por ne ky na ka masakruar, na shkatërroi familjen.

Ndërsa hyn në studio, Qerimi i përgjigjet Gjebreas për arsyen pse nuk duhet t’i besosh grave.

Ardit Gjebrea: Pse Qerim grave nuk i zihet besë?

Qerim: Po grave s’i zihet besë se në një televizion kam parë, në një emision kam parë që gratë gënjejnë më shumë se burrat.

Qerim: Me keqardhje të madhe e them që të dal para fëmijëve dhe para opinionit publik në këtë moshë që jam, është gjë e rëndë për mua, por jam i detyruar dhe këtu unë kam sjellë gruan. Këto kohët e fundit  më ka tradhtuar! Në shumë raste është treguar…

Hajrie: Në kë rast të kam tradhtuar?

Qerim: Është treguar e pasjellshme, është treguar e padenjë karshi  burrit. Pavarësisht se ne kemi një kohë të gjatë që jemi martuar, 48 vjet, ja erdhi radha që ne duhet të kritikojmë.

Eni Çobani: Po si erdhi radha zoti Qerim? 48 vjet martesë, na le pa fjalë të gjithëve. Ju 78 vjeç, zonja po në moshë, si është e mundur?

Qerim: Ja që qenka e mundur. Ne në  mes na ka hyrë një person që e kemi gjiton. Gruan e sulmon, e diskrediton, e mashtron, e shantazhon nëpërmjet dhunës  psikologjike, kurse mua nga ana fizike. Më shumë e kam sjellë këtë gruan se çfarë i thotë ai.

Hajrie: Unë i kam fshehur se nuk doja sherr, nuk doja të të futja në konflikt as ty e as fëmijët.

Qerim: Çfarë nuk i thotë, shumë herë i pret rrugën, shumë herë i del para…

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.