Graciano Tagani ben deklaraten shokuese: Na kishin bërë magji të zezë në shtëpi, e kishin fshehur mbrapa dollapit, ja cfarë kishte brenda

295
0

“Magjia e zezë/bardhë” u diskutua në rubrikën “Trotuari” në “E Diell” dhe balerini Graciano Tagani vendosi që të tregonte historinë e tij shokuese, ku tha se dikush u kishte bërë magji në shtëpi.

Balerini tha se nëse nuk do e kishte parë këtë gjë në shtëpi të tij, nuk do u kishte besuar këtyre gjërave dhe do kishte qeshur me të madhe.

“Kam qenë rreth moshës 14-15 vjeç dhe kishim probleme shumë në shtëpi. Ndërkohë që nëna dhe familja ime nuk kemi besuar kurrë, kurrë në këto gjëra, vendosim që të marrim një hoxhë. Ky komunikon që keni magji në shtëpi.

Normalisht nëna, tironse e vjetër, filloi duke qeshur e thoshte ‘ça janë këto budalliqe, nuk ka shans, unë nuk e fus atë në shtëpi’. Ndërkohë që insistonte dikush që ‘merreni, merreni, merreni’. Vjen në shtëpi dhe thotë ‘magjia është te dhoma e gjumit’.

Dhe nuk e harroj kurrë nënën që nga sikleti vendos duart prapa dhe rrinte e shikonte atë duart, se mos personi e hidhte vetë magjinë. E ka kontrolluar në çdo lëvizje.

Ai tha pastaj ‘hapni dollapët’ dhe nëna që i thoshte nga prapa: “E ç’na e shkatërroi shtëpinë, kush rri e palos nga e para”. E si përfundim del se magjia ishte hedhur mbrapa dollapit. Hapet dhe kishte ato të akrepave, thonj, flokë, kripë, pe dhe një shkrim që shkruhej që im atë të bënte 3 aksidente, dy i bëri dhe te i treti të vdiste. Unë e falënderoj nga zemra, ai e di se kush është, që na ka bërë zgjidhje. Por realisht është e tmerrshme”, tha Graciano.