“Grace feston 7 vjetorin“ Vajza e Aurela Gaces qenka kopje e saj, shikoni sa eshte rritur/ foto

747
0

Aurela Gaçe është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila gjithmonë ka rënë në sy për tipin energjik dhe performancat shpërthyese në skenë.

Ditën e sotme, ajo ka bërë një postim të veçantë në profilin e saj në Instagram, ku ka uruar vogëlushen Grace në 7-vjetorin e lindjes. Aurela ka shkruar fjalë nga zemra për të bijën, ku përshkruan emocionet që ka ndjerë për herë të parë kur e ka marrë në krahë, emocione të cilat i ndjen edhe sot.

“Si sot, 7 vjet me pare të mbajta ne duar per here te parë, degjova te qarën tende si melodine më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar….pak ore mbas lindjes tende ,ne shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se me dukej e pabesueshme qe ti ishe aty vertetë .

Nuk mund ta pershkruaj sakte ndjesine, por di qe jeta ime mori tjeter kuptim qysh kur mesova se ti po rriteshe brenda meje. Uroj qe te jem prane teje ashtu sic femija meriton te kete prindin prane, ne te mire e ne te keq…uroj shume qe te jem aty per te gjitha ditelindjet e tua , te te shoh te rritesh e te me kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka .

Edhe sot kur te mbeshtes ne kraharor, kam te njejten ndjesi qe pata kur te mora ne duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja te duam shume. U rritsh e u befsh c’te deshiron vetem zemra jote. Grace , Hiri i Perëndisë. Emri yt ka kuptimin më të bukur, sepse je dhurata më e bukur.”- ka shkruar Aurela në foton me të bijën.topblackout.com