Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga tentativa e grabitjes më armë të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Rrugën e Kavajës, ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha, hyri në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin”, njofton Policia.
Ndërkohë burime për A2 CNN bëjnë të ditur se autori Bardhyl Fusha ka patur dy kallashnikovë.