Google njofton përdoruesit: Këto llogari të Gmail do të fshihen

189
0

Google paralajmëron përdoruesit se do të fshijë miliona llogari të Gmail muajin e ardhshëm, si pjesë e një përditësimi të madh të platformës.

Do të fshihen të gjitha llogaritë personale të Google që kanë mbetur të papërdorura për të paktën dy vjet. Do të fshihen përfshirë email, dokumente, takime në kalendar, foto dhe video.

Kjo politikë e re e Google është prezantua në fillim të këtij viti, por është vendosur të hyjë në fuqi në dhjetor 2023.

“Ne po përditësojmë politikën tonë të pasivitetit për Llogaritë e Google për dy vjet në të gjithë produktet tona,” shkroi Ruth Kricheli, zëvendëspresidente e menaxhimit të produkteve të Google, në një postim në blog në maj.

Masa ka për qëllim mbrojtjen e përdoruesve aktivë të Google nga kërcënimet e sigurisë si mashtrimet dhe rrëmbimi i llogarisë .

Llogaritë e vjetra që nuk janë përdorur për vite janë zakonisht në rrezik nga hakerat pasi ata mund të përdorin të njëjtat fjalëkalime që janë komprometuar në shkelje të tjera të sigurisë, të cilat janë lehtësisht të disponueshme në ueb-in e errët .