4.5 C
Tirana

Godet Ngjela: Berisha në panik se do i kthejë një më një paratë që u ka grabitur shqiptarëve. Po ia mbajti të thotë…

Date:

Share:

Avokati Spartak Ngjela e sheh si tregues frike thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për revolta mbarëpopullore. Deputeti i Partisë Demokratike dy ditë më parë “përdori” protestat e rumunëve kundër shtetit për t’i kërkuar popullit shqiptar që të njëjtën gjë të bëjnë edhe ata.

Berisha bëri thirrje për mosbindje civile në shtator me qëllim që ky muaj të mbahet mend për dhunën me të cilën qeveria aktuale do të shembet.

Mirëpo Spartak Ngjela, në një prononcim të dhënë për gazetën “SOT” ditën e djeshme, deklaroi se Berisha me anë të këtyre thirrjeve po kërkon të kamuflojë frikën e tij nga reforma në drejtësi. Sipas avokatit, ish-kryeministri e di shumë mirë rrezikun që i kanoset nga reforma dhe prandaj shfaq këtë sjellje.

“Ai ka 10 muaj që kërkon revolta. Berisha ka frikë nga reforma në drejtësi dhe prandaj kërkon revolta. Ka frikë, por e kap reforma. Pastaj për sa i përket revoltave, duhet të ishte me reformën në drejtësi që të bënte reforma kundër Ramës. Sepse as Rama nuk e do reformën në drejtësi. Por këta nuk e duan të dyja palët. Por njëri ka frikë që ta thotë, pra Rama, ndërsa tjetri e mbulon”, u shpreh kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi.

Në vijim të reagimit të tij, Ngjela theksoi se pavarësisht tentativave dhe thirrjeve të Sali Berishës, përpjekjet e tij për të penguar reformën në drejtësi janë të kota. Ngjela deklaroi se për sa kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të angazhuara në zbatimin e reformës, kjo e fundit nuk pengohet kurrsesi.

“Nuk e realizojnë dot, reforma në drejtësi është domain amerikan. Ia mban Saliut të thotë që jam kundër Amerikës? Thuaje! Fakti që nuk e thotë tregon që është i vogël, liliput. Se është kundër Amerikës dhe thotë do të bëj revolta. Revoltë kundër kujt? Kundër reformës në drejtësi. Por reformën në drejtësi tek ne e kanë bërë amerikanët. Atëherë kundër kujt del?”, tha Spartak Ngjela.

Avokati nënvizoi në fund se me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë të gjithë të korruptuarit shqiptarë, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, do ta pësojnë.

“Të gjitha këto janë vuajtje shpirtërore që të mos pranojnë ndëshkimin. Do t’i kthejnë të gjitha paratë që u kanë marrë shqiptarëve. Pastaj, sa forcë do të kenë për dënimin e Gjykatave Speciale dhe Prokurorive Speciale që do të ngrihen, ai është proces gjyqësor. Paratë do t’jua marrin të tëra dhe do t’ia japin shtetit shqiptar”, tha Spartak Ngjela.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.