Skip to content

Gjyshja kishte ndërruar jetë 20 vite më parë, e bija dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

    Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me të ndjerën, e cila vdiq në mars të vitit 2005, ata morën pagesa mujore pensioni pa raportuar kurrë vdekjen e të afërmes së tyre, duke fituar përfundimisht 400,000 euro.

    Nëna dhe djali u denoncuan në Milano për mashtrim të rëndë kundër shtetit. Hetuesit, nga një analizë e të dhënave bankare, zbuluan përdorimin e një dokumenti identiteti të falsifikuar.

    Sipas një deklarate nga policia financiare, për të përmbushur rregulloret kundër pastrimit të parave, disa formularë që përmbanin informacionin personal dhe nënshkrimin e të ndjerës u plotësuan dhe u nënshkruan më shumë se dhjetë vjet pas vdekjes së saj, një faktor që e përkeqësoi situatën e dy të dyshuarve. Ishin pikërisht këto falsifikime që lejuan marrjen e paligjshme të fondeve për dy dekada.

    Nëna dhe djali u akuzuan për mashtrim të rëndë kundër shtetit. Gjatë hetimit, INPS arriti të rikuperonte një pjesë të shumës së marrë në mënyrë të paligjshme. Shuma e mbetur, e konsideruar fitime të paligjshme, u sekuestrua nga policia financiare, e cila po vazhdon hetimin e saj për të përcaktuar çdo përgjegjësi të mëtejshme.