Fshati Buzaishtë në Pogradec u trondit më 22 gusht kur një 12-vjeçare i dha fund jetën në kasollen e shtëpisë. Ajo u vetëvar dhe ishte gjyshja e saj e cila e gjeti të vdekur.
E mitura jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Divorci i prindërve të saj dyshohet të ketë rënduar psikologjikisht të miturën e cila sipas të afërmeve e kishte takuar të ëmën vetëm 1 herë pas 5 viteve mungesë të saj.
Gjyshja e vajzës ka rrëfyer se së bashku me mbesën do të shkonin të dielën të blinin rrobat e shkollës dhe nuk e kishte parë të mërzitur.
Gjyshja e vajzës: Nuk kuptova asgjë, isha duke biseduar me vajzën, do shkonim të blinim rrobat e shkollës. Shkova nga shtëpia poshtë dhe i thash do vi prapë. Erdha, dhe kur erdha po thërrisja. Në atë kohë erdhi nusja nga ara, e kërkuam dhe nuk e gjetëm. Kur hyra në kasolle që të shkoja mos u ka hedhur kecave, kur e pashë atje… nuk kam çfarë them. Atë ditë nuk e pashë të mërzitur vajzën, por as më parë nuk kuptova se ishte e mërzitur.
22 gushti ishte një ditë e zakonshme, se ajo rrinte në shtëpi me vajzën e vogël. U munduam ta shpëtonim, por nuk dha shenja jete. Biseda e fundit ka qenë kjo që ‘do shkojmë të dielën të blejmë rrobat për shkollën… Nuk gjemë dot shkak, ka qenë shumë e mirë, e hapur. Dhe njerkën ajo është rritur, se e ka gjetur 5 vjeç dhe i thoshte me plot gojën mami…
Gjyshja gjithashtu ka treguar bisedën e fundit me vogëlushen si dhe ato çfarë mbesa i pohoi pas takimit me të ëmën, 7 vite pasi e kishte braktisur dhe ishte ndarë me të atin.
Gjyshja thotë se në takim, nëna i kishte thënë se do të vinte dhe do ta takonte prapë e se do ta merrte me vete në Greqi.
Pjesë nga intervista:
Gjyshja e vajzës: Ish nusja, se kuptuam pse u largua, ishte dhe e vogël në moshë. Është larguar herën e parë kur ishte 2 muajshe shtatzënë… shkaku pse u largua nuk e dimë, kanë qenë 15-16 vjeç të dy me djalin. Ajo nuk e ka lindur vajzën tek ne, e kem marrë në shtëpi kur ishte vajza 1 vjeç, dhe më pas iku kur ishte vajza 3 vjeçe. Atë ditë që iku e la vajzën me çupën e djalit tjetër, unë isha për kafe në një vend, dhe kur erdha nuk e gjeta. Lajmëruam policinë dhe na tha se nuk kthehet, dhe vajzën e la. Gjyqi i parë ia la asaj kujdestarinë, por ajo nuk kishte mundësi ta mbante se edhe ajo është rritur jetime.
Në muajin prill, pas 7 vitesh, ajo u takua me vajzën. Çupën e përgatiti nusja (njerka e saj) dhe e nxori gjyshi që ta takonte e ëma. 10-15 minuta ka ndenjur. Në fillim kur e pa kishte qarë e ëma dhe i kishte thënë ‘sa qenke rritur, mami do vij prapë do të blej telefon’. Po vajza i kishte thënë që jo se unë kam babin. Çupa këto ka thënë edhe tek shoqet e saj, që i kishte thënë se do të vinte prapë. Vajza në këto vite nuk shprehej për të ëmën, dhe kur e pyesja unë, nuk është se jepte ndonjë reagim kushedi. Ajo e kujtonte dhe ditën që e ka lënë e ëma. I ka thënë e ëma do vi dhe do të të marr në Greqi, kështu ka thënë vajza tek shoqet e saj, se ne nuk na tha. Ditën që ndodhi ngjara i çuam haber, erdhi, dhe ajo ishte e tronditur e nuk na tha gjë.