Gjyshi i tij me të njëjtin emër vdiq pasi e përplasi makina afër shtëpisë, historia e trishtë e 10-vjeçarit që humbi jetën në Bërxullë: ndihmonte babain invalid

128
0

Pasditen e së shtunës, banorët e Bërxullës u tronditën nga një aksident tragjik ku mbeti i vdekur 10-vjeçari Sherif Kabeta.

I mituri ishte ulur duke luajtur me telefon në një prej tavolinave të lokalit të babait kur një makinë hyri me shpejtësi brenda në lokal dhe e përplasi për vdekje.

Në atë moment babai i tij kishte ikur në shtëpi pasi ishte ngjitur me lokalin. Ndërsa e para që dëgjoi zhurmën e fortë dhe doli nga shtëpia ishte mamaja e 10-vjeçarit.

Kjo e fundit ka përfunduar disa herë në spital pas ngjarjes së rëndë dhe varrimit të djalit 10-vjeçar.

Fqinjët e familjes kanë treguar dhe historinë e trishtë që lidhet me emrin e 10-vjeçarit Sherif. Ata thonë se edhe gjyshi i tij ka patur të njëjtin emër dhe ka vdekur në një aksident pranë shtëpisë.

Ka emrin e gjyshit i cili edhe ai ndërroi jetë 10 vite më parë, sepse e përplasi një makinë afër shtëpisë.

Ata thonë se Sherifi edhe pse ishte vetëm 10 vjeç, përpiqej ta ndihmonte sa mundej babain e tij invalid.

Ne vinim le ky lokali se s’ishte në gjendje të mirë familja, dhe na shërbente djali, ndihmonte babain invalid.