Skip to content

Gjyshërit shpallen fajtorë për vd’ekjen e nipit 2-vjeçar nga keqtrajtimi

    BRITANI- Ethan Ives-Griffiths, një djalë 2-vjeçar, humbi jetën pas keqtrajtimit të rëndë në shtëpinë e gjyshërve të tij në Flintshire, në veri të Uellsit, më 14 gusht 2021. Mediat e huaja shkruajnë se ai ishte i dehidratuar rëndë, shumë i dobët dhe kishte mbi 40 shenja të dukshme goditjesh në trup kur pësoi një dëmtim fatal në kokë.

    Gjyshërit e tij, 47-vjeçari Michael Ives dhe 46-vjeçarja Kerry Ives, sipas mediave britanike u gjetën fajtorë për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijës. Nga ana tjetër, nëna e Ethan-it, 28-vjeçarja Shannon Ives, u shpall fajtore për shkaktimin e vdekjes dhe keqtrajtimin e fëmijës.

    Të pandehurit do të dënohen më 3 tetor teksa gjykatësi Griffiths tha se Michael dhe Kerry Ives do të dënohen me burgim të përjetshëm, ndërsa Shannon Ives pritet të përballet gjithashtu me një “dënim të konsiderueshëm me burg”.

    Sipas raportimeve, në gjykatë u tregua edhe video nga shtëpia e familjes, ku Michael Ives shihej duke mbajtur djalin nga krahët dhe duke e goditur. Mediat britanike shtojnë se Ethan ishte në regjistrin e mbrojtjes së fëmijëve dhe duhej të vizitohej çdo 10 ditë, por në ditët para vdekjes, asnjë nga punonjësit socialë nuk u lejuan të hynin në shtëpi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.