Gjykata dënon Sali Berishën për shpifje ndaj kryeministrit Rama

573
0

Gjykata Civile e Tiranës ka dënuar Sali Berisha për shpifje pas një padie të ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Gjyqtarja Marjana Shegani vendosi të pranojë pjesërisht kërkesë-padinë duke e përgjysmuar detyrimin e dëmshpërblimit nga 1 milion në 500 mijë lekë ( të reja).

Gjithashtu, Berisha detyrohet që të publikojë përgënjeshtrimin në faqen e tij në Facebook.

Berisha u dënua për deklaratën në Facebook më date 15.10.2018 “Fundi i kakistokracisë së kallam dështaku po troket”.

Ndër të tjera Berisha shkruante se “Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar haptas kundër diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë për shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjerë për shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri”.