Gjuha angleze në klasë të parë këtë vit, ministrja Kushi ben njoftimin e rendesishem

1026
0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues në kryeqytet ku është diskutuar në lidhje me risinë që do të sjellin shkollat në sezonin e ri 2021-2022 ku që në klasë të parë do të nisë të mësohet gjuha angleze.

Kushi shkruan se mësimi i kësaj gjuhe që në moshë të re, është një domosdoshmëri.

“Mësimi i gjuhës angleze që në moshë të hershme tek nxënësit tashmë është një domosdoshmëri, prandaj do të nisë të mësohet në të gjitha shkollat e vendit që nga klasa e parë e vitit shkollor 2021-2022.

Në këtë kuadër, zhvillova një takim me mësues të shkollave të ndryshme të kryeqytetit ku bashkëbiseduam nga afër rreth përgatitjeve dhe masave të marra për zbatimin me sukses të kësaj politike të re”, shkruan Kushi.