Gjithçka lidhet me një grua/ Del në dritë sekreti që e mundoi Enver Hoxhën deri ditën kur ndërroi jetë

3045
0

Enver Hoxha është cilësuar si një prej diktatorëve më të egër të të gjitha kohërave. Gjatë sundimit të tij të egër në vendin tonë humbën jetën me mijëra njerëz të pafajshëm vetëm sepse shikoheshin si armiq.

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë se cili ka qenë sekreti më i madh i ish-diktatorit Enver Hoxha. Sekreti i Hoxhës lidhet pikërisht me një nga motrat e mbretit Ahmet Zogu.

Thuhet se ish-diktatori ka pasur një lidhje me princesha Mexhide. Hoxha arriti ta joshte atë dhe ajo u bë e dashura e tij.

Po ashtu mësohet se në kohën që Hoxha ishte mësues në Liceun e Korçës, mes tyre pati një letërkëmbim të dendur.

Edhe mbreti Zog ishte dakord që motra e tij të martohej me Enver Hoxhën. Kishte gjasa të mëdha që martesa midis tyre të shpallej pranverën e vitit 1939, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të problemeve që mbreti Zog pati në atë periudhë.

Në kohën që mbreti Zog me familjen e tij u larguan nga vendi drejt Greqisë duke kaluar nga Korça, princesha Mexhide i kërkoi Hoxhës që të vinte me të në mërgim. Ajo i premtoi atij se ata do të ktheheshin shumë shpejt në Shqipëri dhe Hoxha pranoi.

Të dhënat tregojnë se ish-diktatori shkoi me familjen mbretërore deri në kufirin greko-turk, por kur ai pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë u kthye.

Hoxha e kishte kuptuar se fuqitë e mëdha e kishin braktisur mbretin Zog, kështu ai u kthye në Shqipëri duke marrë me vete disa para që ia mori motrës së mbretit.

Thuhet se Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u takuam më kurrë, por frika se mos letrat që ai i kishte dërguar asaj do të zbuloheshin e mundoi deri ditën që ajo nderroi jete.

Ndërsa vitet e fundit të jetës, Hoxha madje urdhëronte që të dërgoheshin lule tek varri i Mexhidesë. Të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë kushërirë të tijën nga Gjirokastra.