Një anakonda e gjelbër ngordhi pasi u përplas në një rrugë në Mato Grosso, Brazil dhe pasi imazhet e incidentit u bënë virale, njerëzit nuk mund të besonin se çfarë kishte brenda saj.
Dukej se anakonda e gjelbër, e cila njihet edhe si anakonda gjigante pasi mund të rritet mbi 8 metra, ishte shtatzënë dhe 40 nga të vegjlit e saj përfunduan të shpërndarë nëpër rrugë.
Skena u kap nga Adriano Prospero, një inxhinier që po udhëtonte për në Cuiaba.
“Pashë një kafshë, mendova se ishte gjallë. Kur mbërrita, tashmë kishte vdekur. Sigurisht që ndodhi natën, kështu që pasardhësit ishin tashmë të vdekur. Ishte e tmerrshme, një skenë e frikshme”-tha Daniella França, mjeke zoologjike dhe specialiste për zvarranikët dhe amfibët, e cila theksoi se ky lloj aksidenti është i shpeshtë në rrugë. Anakonda e gjelbër është rreth shtatë metra e gjatë, por në disa raste ato janë më të gjata se mesatarja.