Skip to content

Gjesti prekës i Ronaldos bën xhiron e botës

    Një tifoz i vogël i Cristiano Ronaldos shpërtheu në lot pasi mendoi se kishte humbur mundësinë e jetës së tij për të takuar yllin e futbollit.

    Por në minutën e fundit gjithçka ka ndryshuar për të.

    Sulmuesi i Portugalisë ishte brenda në autobus për t’u larguar kur vuri re djalin. Ai arriti që të shmangte punonjësit e sigurisë dhe doli jashtë për ta takuar.

    Fituesi 5 herë i Topit të Artë u sh2aq në derë dhe përqafoi tifozin e vogël që mbante veshur fanellën me numrin e idhullit të tij, 7.

    Ronaldo më pas fshiu lotët dhe faqet e tij dhe pozuan bashkë.

    I qetë dhe pa nxitim për t’u kthyer në autobus, futbollisti i bëri një autograf në fanellën e Portugalisë me numrin 7 duke bërë të lumtur djaloshin.