Gjesti i Vladimir Putin po bën xhiron e internetit dhe i habiti të gjithë

557
0

Pas triumfit të Francës në finalen e Kupës së Botës, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve.

Në atë moment, mbi Moskë shpërtheu një furtunë e vërtetë e cila duket se kishte gjetur të papërgatitur organizatorët.

E gjithë ceremonia u zhvillua nën reshje të dendura shiu duke i bërë të gjithë qull… me përjashtim të Vladimir Putin.

Truprojat që shoqëronin zyrtarët në mes të fushës vrapuan me shpejtësi dhe hapën një çadër mbi kokën e presidentit rus dhe të Xhani Infantinos që po dorëzonte medaljet.

Ndërkohë, askush nuk u shqetësua për shumë minuta me radhë që të mbulonte dhe francezin Emanuel Makron apo kroaten Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Ndaj në rrjetet sociale, e në shumë media europiane, kanë shpërthyer kritikat ndaj presidentit rus për këtë gjest të çuditshëm.